Sulejmani: Po analizojmë kërkesat e shkollave, disa paralele profesionale rrezikojnë të mos hapen

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, ka pranuar se ekziston mundësia që një numër paralele në arsimin e mesëm profesional të mos krijohen gjatë vitit të ardhshëm shkollor, si pasojë e numrit të pamjaftueshëm të nxënësve të interesuar.

Të lidhura

None found

Sipas tij, kjo dukuri përsëritet gati çdo vit, duke prekur në veçanti profilet trevjeçare, por edhe disa drejtime katërvjeçare si tekstili, makineria, komunikacioni dhe multimedia në qytete si Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari dhe Ohri. Megjithatë, ai theksoi se kjo nuk sjell detyrimisht mbylljen e menjëhershme të këtyre paraleleve.

“Kjo ndodh për shkak të mungesës së interesimit për drejtime të caktuara dhe si rrjedhojë e rënies së përgjithshme të numrit të nxënësve. Ka mundësi që disa paralele ose profile të mos arrijnë të formohen. Pas përfundimit të afatit të parë, disa prej tyre, si nga kurset trevjeçare ashtu edhe ato katërvjeçare, kanë mbetur me një numër shumë të pakët të regjistruarish”, deklaroi Driton Sulejmani, zëvendësministër i Arsimit.

Në shkollën profesionale “Boro Petrushevski” në Shkup, profilet “Komunikacion rrugor” dhe “Shpedicion” numërojnë vetëm nga 8 nxënës secili. Kjo shifër e ulët ka vënë në dyshim vijimësinë e këtyre paraleleve dhe ka shkaktuar shqetësim te mësimdhënësit, të cilët rrezikojnë humbjen e vendeve të punës për shkak të mungesës së ngarkesës me orë mësimore.

“Me këto të dhëna të regjistrimit, ne përballojmë rrezikun që gati tri paralele të humbasin. Një mësues i lëndës profesionale zhvillon 3 apo 4 orë mësim në javë. Imagjinoni nëse një drejtim nuk hapet, atëherë fondi i orëve nuk plotësohet dhe profesori mund të mbesë pa punë. Të gjithë jemi jashtëzakonisht të rrezikuar”, u shpreh Kastriot Kasapi, mësimdhënës në shkollën profesionale “Boro Petrushevski”.

Zëvendësministri Sulejmani dha shifrën e përgjithshme prej 15.705 nxënësish të regjistruar në arsimin e mesëm. Ai bëri të ditur se interesimi për shkollat profesionale mbetet ndjeshëm më i madh sesa për gjimnazet, duke qenë se mbi 10.800 semimaturantë kanë përzgjedhur arsimin teknik dhe atë dual. Lidhur me kërkesat e drejtorëve për të toleruar klasat me numër të reduktuar nxënësish dhe për të ulur pragun e pikëve në periudhën e regjistrimeve të gushtit, Sulejmani konfirmoi se Ministria është duke i shqyrtuar këto kërkesa.

“Afati i gushtit përdoret rëndom për ata nxënës që kanë humbur vitin shkollor dhe regjistrohen atëherë. Mirëpo, këtë afat e shfrytëzojnë zakonisht edhe nxënësit të cilët për motive të ndryshme nuk kanë mundur të regjistrohen në afatin e parë. Ka raste kur ne ndërhyjmë duke ulur numrin e pikëve, por kjo duhet të mbështetet në një kërkesë të argumentuar mirë nga shkollat, duke shpjeguar arsyet pse kërkohet kjo ulje. Qëllimi ynë si Ministri e Arsimit është që, aty ku është e mundur dhe kërkesat janë të bazuara, t’u vijmë në ndihmë shkollave për të shpëtuar sa më shumë paralele që të jetë e mundur”, sqaroi Driton Sulejmani, zëvendësministër i Arsimit.

Shpresa e fundit për institucionet arsimore dhe mësuesit e rrezikuar qëndron te afati i gushtit, ku sipas parashikimeve pritet të regjistrohen rreth 300 nxënës shtesë. Ky afat do të përcaktojë përfundimisht të ardhmen e një numri të konsiderueshëm paralele profesionale në të gjithë vendin. /Alsat.mk


holiganbetholiganbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobet