Pesë turistë nga Gjermania humbën orientimin pasditen e sotme në pjesën e pasme të Karaburunit, një zonë me terren të thepisur dhe të vështirë.
Njësia Delta mori njoftimin rreth orës 18:00 dhe u nis pa vonesë drejt vendit të njohur si Maja e Qorres, me qëllim gjetjen dhe shpëtimin e tyre.
Të lidhura
None found
Ekipet e angazhuara në operacion arritën t’i lokalizonin të pesë turistët. Katër prej tyre paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa turisti tjetër, për shkak të gjendjes fizike, nuk mund të ecë pa ndihmë.
Efektivët e Njësisë Delta po e shoqërojnë aktualisht grupin drejt një hapësire të sigurt. Për shkak të vështirësive të mëdha të terrenit, turisti i dëmtuar po bartet në krahë me mjete rrethanore.
Operacioni mbetet në zhvillim, pasi largësia dhe kushtet e zonës po e vështirësojnë evakuimin e plotë të turistëve.
