Sot 5 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se në 24 orët e fundit janë bërë 1.749 testime për koronavirus prej të cilave 5 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre 3 janë në Tetovë dhe 2 në Shkup.

Nga MSH informojnë se nuk ka humbje jete teksa janë regjistruar 6 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.802, prej të cilëve 150.132 janë shëruar, ndërsa 5.487 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (12 korrik) është 183.


Shtuar 12.07.2021 15:02