Categories: maqedoni

Sofja kërkon nga Shkupi një datë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

Bullgaria po i kërkon Maqedonisë së Veriut të përcaktojë se kur do të kryejë ndryshimet kushtetuese dhe do të zbatojë detyrimet që lidhen me rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Të lidhura

None found

Çështja u ngrit në takimin në Sofje mes ministres së Jashtme bullgare, Velislava Petrova, dhe homologut të saj nga Maqedonia e Veriut, Timço Mucunski. Petrova kërkoi të mësonte se kur Shkupi synon të përmbushë zotimet e marrëveshjes evropiane të vitit 2022, mes tyre edhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Shefja e diplomacisë bullgare rikonfirmoi mbështetjen e vendit të saj për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ajo, megjithatë, nënvizoi se përparimi drejt BE-së duhet të varet nga zbatimi i detyrimeve të marra.

Gjatë bisedës u trajtua edhe rasti i Iva Mihajlovës. Sofja kërkon që asaj t’i sigurohet trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Petrova dhe Mucunski ranë dakord të vijojnë komunikimin edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.

të fundit

Kosova U21 me 21 të ftuar për miqësoren ndaj Luksemburgut, Kryeziu përfshin emra të rinj

Kryeziu publikon listën e Kosovës U-21 për ndeshjen ndaj Luksemburgut, ftohen shumë emra të rinj Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës…

3 minutes ago

Struga e Bledi Shkëmbit mposht Shkëndijën në derbi dhe merr kreun e kampionatit

Java e 13-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut ishte rezervuar edhe për derbin e ekipeve shqiptare, mes…

15 minutes ago

Gjilani pret Malishevën në sfidën e javës së 13-të, zbulohen formacionet zyrtare

Gjilani dhe Malisheva kanë publikuar formacionet zyrtare në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e…

20 minutes ago

Petrova-Çamova: Bisedimet me Maqedoninë e Veriut nuk kërkojnë ndërmjetës, por ndryshim të qasjes antibullgare

Bullgaria nuk sheh nevojë për ndërmjetës në bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe konsideron se çështjet që lidhen me procesin…

24 minutes ago

I moshuari me veshje kombëtare në protestë: Nuk i përkas asnjë partie, jam me shqiptarët dhe studentët (VIDEO)

Një i moshuar, i veshur me kostum tradicional, i është bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Në një prononcim për…

26 minutes ago

Rey Manaj shënon sërish me kokë, por Sivasspor mposhtet nga Vanspor FK

Në javën e 14-të të Ligës së Parë turke, Sivasspor nuk mori dot pikë në transfertë ndaj Vanspor FK, e…

27 minutes ago