Categories: maqedoni

Petrova: Shkupi nuk po tregon vullnet të mjaftueshëm për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, deklaroi se autoriteteve në Shkup u mungon vullneti i nevojshëm politik për të zbatuar marrëveshjen e arritur në kuadër të kompromisit evropian të vitit 2022. Sipas saj, përplasjet dhe deklaratat antibullgare po e largojnë Maqedoninë e Veriut nga rruga e integrimit në Bashkimin Evropian.

Të lidhura

None found

Duke folur për gazetën bullgare “Standard”, Petrova tha se gjatë vitit 2022 ishte pjesë e ekipit që prezantoi qëndrimin e Sofjes para Bashkimit Evropian. Ajo theksoi se Bullgaria arriti t’i bindte partnerët evropianë për ta mbështetur këtë qëndrim.

“Kompromisi evropian i vitit 2022 ishte një sukses i madh, pasi mori mbështetje përmes një konsensusi të qartë ndërinstitucional në Bullgari”, u shpreh Petrova. Ajo nënvizoi se sigurimi i këtij konsensusi ishte i vështirë dhe se pikërisht kjo i rriti rëndësinë marrëveshjes.

Ministrja bullgare mohoi që Sofja t’i ketë vendosur Shkupit kërkesa të reja, duke insistuar se Bullgaria nuk kërkon asgjë përtej kornizës evropiane të përcaktuar tashmë për këtë çështje. Ajo vlerësoi se rikthimi i besimit mes dy vendeve është i mundur vetëm nëse zbatohen detyrimet e pranuara dhe ndiqet një qasje konstruktive për çështjet e pazgjidhura.

Petrova kritikoi gjithashtu gjuhën e përdorur së fundmi në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes. Sipas saj, përballja politike nuk i shërben Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por vetëm sjell vonesa.

Gjatë intervistës, ajo iu referua edhe rastit të Iva Mihajlovës. Petrova tha se mënyra se si vepruan autoritetet maqedonase në atë situatë nuk krijon bazë për optimizëm se marrëdhëniet mes dy vendeve do të shënojnë së shpejti përparim më të madh.

të fundit

Struga e Bledi Shkëmbit mposht Shkëndijën në derbi dhe merr kreun e kampionatit

Java e 13-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut ishte rezervuar edhe për derbin e ekipeve shqiptare, mes…

9 minutes ago

Gjilani pret Malishevën në sfidën e javës së 13-të, zbulohen formacionet zyrtare

Gjilani dhe Malisheva kanë publikuar formacionet zyrtare në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e…

14 minutes ago

Petrova-Çamova: Bisedimet me Maqedoninë e Veriut nuk kërkojnë ndërmjetës, por ndryshim të qasjes antibullgare

Bullgaria nuk sheh nevojë për ndërmjetës në bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe konsideron se çështjet që lidhen me procesin…

18 minutes ago

I moshuari me veshje kombëtare në protestë: Nuk i përkas asnjë partie, jam me shqiptarët dhe studentët (VIDEO)

Një i moshuar, i veshur me kostum tradicional, i është bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Në një prononcim për…

20 minutes ago

Rey Manaj shënon sërish me kokë, por Sivasspor mposhtet nga Vanspor FK

Në javën e 14-të të Ligës së Parë turke, Sivasspor nuk mori dot pikë në transfertë ndaj Vanspor FK, e…

21 minutes ago

Me veshje kombëtare, dhe flamur në dorë, shfaqja e veçantë e vogëlushit nga protesta e studentëve

Një djalë i mitur është bërë pjesë e protestës kombëtare studentore që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, ku studentëve…

23 minutes ago