Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, deklaroi se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian përbën një çështje evropiane, e cila duhet të shqyrtohet brenda institucioneve të BE-së dhe sipas procedurave të përcaktuara. Deklarata u bë në përgjigje të një pyetjeje lidhur me një intervistë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski, për agjencinë shtetërore të lajmeve AIM, raporton “BTA”.
None found
Sipas ministres bullgare, Sofja e mbështet angazhimin e Komisionit Evropian me të gjitha vendet që janë në proces negociatash për anëtarësim, ndërsa vlerëson edhe rezultatet e arritura në kuadër të Këshillit Evropian.
Ministria e Jashtme e Bullgarisë theksoi se vendi ka qenë vazhdimisht i gatshëm për dialog konstruktiv me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në deklaratë thuhet se disa shtete kandidate kanë shënuar përparim të rëndësishëm në përmbushjen e detyrimeve të tyre, pavarësisht një mjedisi të ndërlikuar sigurie.
“Ne presim që edhe Republika e Maqedonisë së Veriut të përmbushë detyrimet e saj dhe të ndërmarrë ndryshimet e nevojshme për të avancuar në rrugën drejt Evropës”, u shpreh Ministria e Jashtme bullgare.
Më herët, në një prononcim për AIM, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, tha se Shkupi kërkon përfshirjen e Bashkimit Evropian në bisedimet e ardhshme me Bullgarinë. Sipas tij, kjo pjesëmarrje mund të realizohet përmes shteteve anëtare veç e veç ose përmes institucioneve evropiane.
Mucunski nënvizoi se prania e BE-së në çdo takim të ardhshëm me Bullgarinë është e rëndësishme për Maqedoninë. Ai sqaroi se forma e përfshirjes nuk është përcaktuese, pasi rëndësi ka që në proces të jetë të paktën edhe një palë tjetër që mund të kontribuojë në forcimin e besimit.
Ministri maqedonas vlerësoi se mes Maqedonisë dhe Bullgarisë vazhdon të ketë një “mungesë themelore besimi”./Telegrafi/
Jensen Huang, bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, ka dhënë dorëheqjen pas 33 vitesh në krye të kompanisë që e…
Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Kryetari i PD-së,…
E ardhmja e Arda Gulerit te Real Madridi mund të jetë në pikëpyetje, pasi mesfushori turk raportohet se ka refuzuar…
Stuhia “Charls”, e cila goditi brigjet e Portugalisë me erëra të fuqishme dhe reshje intensive shiu, po zhvendoset drejt Ballkanit.…
Kthimi i kontratave të përkohshme të punës në vendime pune si duket do duhet të pres edhe shumë gjatë. Edhe…
Lista Serbe ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Listës Studentore, që fitoi zgjedhjet në Serbi, se nuk…