maqedoni

SIRENA ALARMI TË KONFLIKTIT NDËRETNIK/ Maqedonia e Veriut heq gjuhën shqipe në tabelat e sinjalistikës rrugore

Maqedonia e Veriut ka hequr gjuhën shqipe në tabelat e sinjalistikës rrugore. Tani tabelat në afërsi të të vendkalimit kufitar Bllacë, kanë vetëm tri mbishkrime: gjuhën maqedonase, anglisht dhe frengjisht.

Shkodran Tolaj, ish-Drejtori i Ansamblit Shtetëror Shqiptar të Këngëve dhe Valleve Popullore në Maqedoninë e Veriut me anë të një postimi në Facebook ka denoncuar heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat e rrugëve.

“MOS NA E KUJTONI BLLACËN E VITIT 1999

Në Bllacë, në kufi me Kosovën, mbishkrimet e reja në maqedonisht, anglisht dhe frengjisht. Në shqip JO. U kthyem në vitet e rënda kur baballarët tonë nuk guxonin të flisnin shqip në shkollë!

Po na kujtoni dëbimin masiv të kosovarëve nga sërbët drejt Bllace, vetëm “Severna” në atë kohë mungonte!

Ndryshimi erdhi veç për të zezën e shqiptarëve! Çoni duart përpjetë kur nuk keni takat me mbrojt identitetin kombëtar”, shkruan Tolaj krah fotove.

Shenjat ku shkruhet “Република Северна Македонија” dhe tjetra “Добредојдовте во Република Северна Македонија” të shoqëruara edhe nga shkrimi në anglisht dhe frengjisht, janë vënë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”, ndërsa e njëjta ka nisur që ta heq shqipen nga shenjat në rrugët me të cilët menaxhon kjo ndërmarrje.

Tendenca për të minimizuar apo edhe më keq, për të hequr gjuhën shqipe nga përdorimi, ka filluar që me ardhjen e Qeverisë së re të VMRO-VLEN-ZNAM.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski ka caktuar një mbledhje ku do të shqyrtohet për shfuqizimin e tre neneve të gjuhës shqipe nga Ligji për zbatimin e gjuhëve.

të fundit

Presidenti Begaj dekreton ndarjen e re territoriale, Shqipëria zbret në 46 Bashki

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri. Me ndryshimet…

25 seconds ago

Pas vrasjes së Arlindës, Prokuroria në Pejë emëron koordinator për rastet e dhunës në familje

Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, pas caktimit në këtë pozitë me vendim të…

3 minutes ago

Dita e gjashtë e protestave në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn dhe veprim kundër femicidit

Kërkesat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe kundër vrasjes së grave do të vazhdojnë edhe sot në Prishtinë, ku është…

3 minutes ago

Basha and AFD discuss Kosovo–Albania railway connection projects

Zhvillimi i lidhjeve hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ishte në fokus të takimit të ministrit Dimal Basha me përfaqësuesin e…

4 minutes ago

LSDM: The Balkan cartel is breaking up, Mickoski is being left alone

Ndërsa Mali i Zi po fillon kontrollet mbi lidhjet midis medias, telekomunikacionit dhe Alta Bank, në Maqedoni gjithçka është provuar…

4 minutes ago

Sad news: Actor and director Gjergj Mena dies at 41

Aktori dhe regjisori i njohur Gjergj Mena është ndarë nga jetë në moshën 41-vjeçare. Lajmi i trishtë është bërë i…

4 minutes ago