Categories: Uncategorized

Shkarravitet tabela e ASHMAA, fshihet fjala “e veriut” dhe shkrimi në gjuhën shqipe

Vandalizmi ndaj tabelave tre gjuhësore nuk ka të ndalur. Këtë radhë viktimë të keqtrajtimit ishin tabelat e vendosura në shqip të Agjencisë për Rini dhe Sport, por edhe tabela e Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, shkruan TV21.

Përpos gjuhës shqipe, autorët kësaj rradhe kanë vandalizuar edhe emrin kushtetues të vendit, (Republika e Maqedonisë së Veriut). Në një prononcim për TVM2, kohë më parë, zv/drejtori i ARS-së, Izmi Nura ka kërkuar që të gjinden autorët që e kanë bërë këtë veprim.

Të lidhura

None found

Por kjo nuk është tabela e vetme, ndër tjerash javë më parë u thye dhe u vandalizua edhe tabela e Arkivit Rajonal, e cila ishte e vendosur dhe shkruar në tri gjuhë, maqedonase, shqipe dhe angleze.

të fundit

Barcelona rikthen në objektiv Lukeban, Flick e kërkon për merkaton e janarit

Barcelona ka rikthyer interesimin për transferimin e mbrojtësit francez Castello Lukeba, i cili konsiderohet një nga objektivat e trajnerit Hansi…

1 minute ago

Ivi Kaso: Rreth 1 mijë persona janë ndaluar në protesta, shumica pretendojnë keqtrajtime në polici

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka ngritur akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit për mënyrën e trajtimit të…

16 minutes ago

Gërvalla mohon se i kërkoi viktimës t’i drejtohej Qeverisë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke sqaruar deklaratën e saj lidhur…

18 minutes ago

Mexhiti: Shkelja e ligjit për përfaqësim të drejtë mund të çojë në shkarkim

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në Shenja” ka deklaruar se moszbatimi i ligjit për përfaqësim të…

18 minutes ago

Përplasje pas derbit Galatasaray-Fenerbahçe, policia futet në fushë për të qetësuar situatën

Derbi i zjarrtë mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes nuk përfundoi vetëm me emocione në fushën e lojës, pasi menjëherë pas përfundimit…

19 minutes ago

Galatasaray mposht Fenerbahçen në derbi dhe merr kreun e kampionatit

Galatasaray ka triumfuar në derbin e madh turk ndaj Fenerbahçes me rezultat 2-1, duke marrë tri pikë të rëndësishme që…

25 minutes ago