Categories: maqedoni

Pesë vjet pas regjistrimit të popullsisë, Gazi Baba ende nuk e zbaton gjuhën shqipe

Edhe pse ka kaluar më shumë se pesë vjet nga publikimi i rezultateve të regjistrimit të popullsisë, Komuna e Gazi Babës në Shkup vazhdon të mos e zbatojë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Të lidhura

None found

Mungesa e shqipes vërehet në tabelat dhe mbishkrimet e komunës, në ueb-faqen zyrtare, si dhe në dokumentet e rëndësishme që lidhen me planet komunale dhe çështje të tjera.

Ndërkohë, në ueb-faqe është vendosur një përkthim automatik përmes Google. Kur përdoruesi zgjedh opsionin e gjuhës, i shfaqen të gjitha gjuhët e ofruara nga Google, dhe jo një përkthim i përshtatur e në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Rezultatet e regjistrimit të popullsisë të vitit 2021 treguan se shqiptarët përbëjnë mbi 20% të banorëve të kësaj komune. Në këtë mënyrë u plotësua kushti ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel komunal, pasi deri atëherë përqindja e shqiptarëve ishte 17%.

Kryetari i komunës, Boban Stevkosvski, ka deklaruar në disa raste se po ndërmerren hapa në këtë drejtim, por nuk ka bërë të ditur një afat se kur do të përfundojë zbatimi i plotë i këtyre ndryshimeve.

Edhe për vendosjen e tabelës me mbishkrim në gjuhën shqipe, kryetari nuk ka dhënë një datë konkrete kur është pyetur për këtë çështje.

Në zgjedhjet e fundit lokale, përfaqësimi i shqiptarëve në këshillin komunal u kufizua në dy këshilltarë: një nga VLEN dhe një nga koalicioni AKI. Ndërkohë, VMRO-DPMNE ka shumicën e këshilltarëve dhe ka formuar pushtetin qeverisës në komunë.

Ligji për përdorimin e gjuhëve, i miratuar në vitin 2018, përcakton se institucionet duhet që brenda gjashtë muajve të ndryshojnë emërtimet dhe mbishkrimet në hyrjet e tyre, duke i paraqitur ato në mënyrë të njëjtë në shqip dhe maqedonisht, me madhësi dhe pamje identike. Po ashtu, institucionet dhe njësitë rajonale janë të detyruara t’i përdorin vulat në të dyja gjuhët.

Brenda një viti nga hyrja në fuqi e ligjit, institucionet duhej t’i kishin zbatuar të gjitha këto ndryshime. Megjithatë, Komuna e Gazi Babës nuk e ka përmbushur këtë detyrim. Për institucionet që nuk i zbatojnë ndryshimet ligjore parashikohen gjoba nga 4 deri në 5 mijë euro.

të fundit

Nga pista e vrapimit te Tirana, Ejona Cufe merr rolin e zëdhënëses së re

Ejona Cufe - KF TiranaMes ndryshimeve të shumta që shoqëruan klubin e Tiranës gjatë kësaj vere, një prej risisve që…

1 minute ago

Scott McTominay kryen me sukses ndërhyrjen në zemër

Klubi italian, Napoli ka konfirmuar se lojtari i tyre Scott McTominay i është nënshtruar një operacioni në zemër dhe do…

7 minutes ago

Inflacioni arrin në 2.6% në gusht, ushqimet shtrenjtohen ndërsa transporti ulet

Çmimet e ushqimeve u rritën përsëri në gusht, ndërsa transporti u bë më i lirë. Por kjo tablo statistikore nuk…

13 minutes ago

Gërvalla: Strategjia 2027–2031 duhet të përfshijë masa të guximshme kundër dhunës

Në Ministrinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga…

17 minutes ago

Media austriake: Qytetarët shqiptarë dolën në shesh për të 100-tën ditë radhazi, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Media austriake “Kurier”, i ka kushtuar një artikull protestave që vijojnë prej muajsh kundër qeverisë së Edi Ramës, ndërsa dje…

18 minutes ago

Pesë kandidatët në garë për trofeun “Trajneri i Vitit” 2026

Pesë trajnerë janë nominuar për çmimin Trajneri i Vitit 2026, me disa nga emrat më të mëdhenj të Evropës që…

19 minutes ago