Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë do ta prezantojë të enjten, më 26 nëntor, Rrjetin për Siguri në Komunitet, një platformë të re për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe qytetarëve në trajtimin e çështjeve të sigurisë lokale.
Sipas OSBE-së, në këtë rrjet do të përfshihen Policia e Kosovës, Këshillat Komunalë për Siguri në Bashkësi (KKSB), Komitetet Lokale për Siguri Publike (KLSP), si dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm.
None found
Nisma synon të përfshijë më shumë qytetarët në proceset që lidhen me sigurinë dhe të mundësojë koordinim më të mirë për adresimin e problemeve në komunitetet lokale.
OSBE-ja vlerëson se rrjeti do të ndihmojë në hartimin e zgjidhjeve praktike, në rritjen e besimit të publikut dhe në përforcimin e përgjegjshmërisë së institucioneve.
Zbatimi i projektit do të nisë në rajonin e Prishtinës, me synimin që më vonë të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës.
Hapjen e aktivitetit do ta bëjnë shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Gerard McGurk, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Viktor Buzhala, dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankovic.
Aktiviteti i lansimit do të zhvillohet më 26 nëntor.
Skuadra e Paris Saint-Germainit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Nico Williamsin që është pjesë e Athletic Bilbaos. Mediumet…
Policia Met në Londër ka goditur një grup të dyshuar kriminal të lidhur me shpërndarjen e metamfetaminës kristalore, një drogë…
Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdoj në xhiron e saj të rregullt, ndeshjet e së cilës nuk do…
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka propozuar vendosjen e tarifave të reja ndaj 14 partnerëve tregtarë të Shteteve të…
Të mërkurën janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së 18-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.…
Liria e Prizrenit do të dimërojë si kampione e sezonit vjeshtor, pavarësisht rezultatit që do ta ketë kundër Ferizajt. Liria…