RMV/ Siljanovska fitoi në 60 komuna, Pendarovski në tre, Osmani në 15, Taravari në dy

Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja presidenciale e OBRM-PDUKM-së, në rrethin e djeshëm të parë të zgjedhjeve për shef të shtetit, fitoi në 60 komuna të vendit, kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski fitoi më së shumti vota në tre, Bujar Osmani nga BDI në 15, ndërsa Arben Taravari nga VLEN dhe Maksim Dimitrievski nga ZNAM në një komunë.

Gordana Siljanovska Davkova fitoi në: Aerodrom (51,48 %), Berovë (54,92 %), Manastir (48,44%), Bogdanci (49,59 %), Bosilevë (57,61 %), Bërvenicë (33,54 %), Butel (43,91%), Vallandovë (50,29 %), Vasilevë (60,18 %), Vevçan (56,15 %), Veles (53,57 %), Vinicë (56,71 %), Gazi Babë (53,68 %), Gjevgjeli (52,62 %), Gjorçe Petrov (51,58 %), Gradsko (64,27 %), Debarcë (57,06 %), Dellçevë (47, 08 %), Demir Kapi (54,77%), Demir Hisar (52,92 %), Dojran (52,58 %), Zelenikovë (53,35 %), Zërnovci (61,15 %), Ilinden (62,96 %), Jegunoc (47,49 %), Kavadar (50,84 %), Karbinci (61,22 %), Karposh (40,82 %), Kisella Vodë (57,67 %), Kërçovë (39,84 %), Konçe (57,85 %), Koçan (53,10 %), Kratovë (62,84 %), Kriva Pallankë (47,05 %), Krivogashtan (54,84 %), Llozovë (53,09 %), Makedonska Kamenicë (50,96 %), Makedonski Brod (55,86 %), Mogillë (63,48 %), Negotinë (49,02 %), Novaci (61,88 %), Novo Sellë (56,84 %), Ohër (53,89 %), Petrovec (59,05 %), Pehçevë (53,97 %), Prilep (51,42 %), Probishtip (52,03 %), Radovish (56,34 %), Rankovc(54,34 %), Resnjë (47,64 %), Rosoman (51,36 %), Sveti Nikollë (57,63 %), Sopishte (49,44 %), Nagoriçan i Vjetër (37,59 %), Strumicë (47,06 %), Qendër (39,98 %), Çashkë (32,70 %), Çeshinovë-Obleshevë (58,93 %), Çuçer Sandevë (36,35 %) dhe në Shtip (53,44 %).

Stevo Pendarovski fitoi më së shumti vota në: Krushevë (43,02 %), Mavrovë dhe Rostushë (44,04 %) dhe në Qendrën Zhupë (34,95 %).

Bujar Osmani fitoi në: Haraçinë (53,51 %), Bogovinë (55,33 %), Vrapçisht (58,02 %), Dibër (49,88 %), Dollnen (32,95 %), Zhelinë (49,45 %), Likovë (56,83 %), Pllasnicë (66,91 %), Saraj (55,49 %), Strugë (39,38 %), Studeniçan (50,54 %), Tetovë (37,91 %), Çair (40,65 %), Shuto Orizarë (37,11 %). Arben Taravari fitoi në Gostivar (33,42 %) dhe Tearcë (41,53%), ndërsa Maksim Dimitrievski në Kumanovë (22,89 %).


Shtuar 25.04.2024 14:17