Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar vendimin për rritjen mesatare me 5,88% të çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, krahasuar me vendimin e datës 13.07.2026, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Të lidhura
None found
Sipas vendimit, benzina EUROSUPER BS-95 dhe ajo EUROSUPER BS-98 shtrenjtohen me nga 3,00 denarë për litër, ndërsa çmimi i EURODIZELIT (D-E V) rritet me 6,00 denarë për litër.
Vaji Ekstra i Lehtë për amvisëri (EL-1) do të kushtojë 7,00 denarë më shumë për litër.
Ndërkohë, Mazuti M-1 SU pëson rritje prej 3,209 denarësh për kilogram, duke arritur në 45,373 denarë për kilogram.
Prej orës 00:01 të datës 21.07.2026, do të zbatohen këto çmime maksimale për derivatet e naftës:
EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 90,00 denarë për litër.
EUROSUPER BS-98 do të tregtohet me çmimin 92,00 denarë për litër.
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 94,00 denarë për litër.
Vaji për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të ketë çmim prej 93,00 denarësh për litër.
Mazuti M-1 SU do të shitet për 45,373 denarë për kilogram./Telegrafi/
