Shtatë të infektuar të rinj me virusin e Nilit Perëndimor regjistrohen këtë javë në Maqedoni

Gjatë kësaj jave, në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar shtatë raste të reja të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor (WNV), bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Të lidhura

None found

Të shtatë personat janë nga Shkupi. Kisella Voda dhe Gazi Baba kanë regjistruar nga dy raste, ndërsa në Ilinden, Butel dhe Aerodrom është konfirmuar nga një i infektuar. Pacientët e rinj janë nga 60 deri në 84 vjeç dhe të gjithë ndodhen në spital.

Në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile po trajtohen aktualisht 16 pacientë. Analizat laboratorike e kanë konfirmuar infeksionin te 15 prej tyre, kurse për një rast të dyshuar rezultatet ende nuk kanë mbërritur. Tre persona, të gjithë në moshë të avancuar dhe me sëmundje shoqëruese, janë në gjendje kritike dhe të intubuar. Gjendja e pacientëve të tjerë është stabile dhe ata po marrin terapinë përkatëse.

Numri i përgjithshëm i rasteve me virusin e Nilit Perëndimor në vend ka arritur në 20. Infektimi i parë u raportua në Veles më 15 maj 2026.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbrojtja nga pickimi i mushkonjave mbetet masa më efikase parandaluese. Qytetarëve u këshillohet të mos qëndrojnë jashtë në agim dhe në muzg, periudha kur mushkonjat janë më aktive, si dhe të përdorin repelentë e rrjeta mbrojtëse në dyer dhe dritare.

Ministria rekomandon gjithashtu largimin e rregullt të ujërave të ndenjura nga oborret dhe tarracat, sepse këto sipërfaqe krijojnë kushte të favorshme për shumimin e mushkonjave.


matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss