Shqipëria shënon rritje të eksportit drejt Maqedonisë së Veriut

Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje me 39 milionë euro përgjatë 11-mujorit janar-nëntor të vitit 2022.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it për tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-nëntor u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë rreth 140 milionë euro.

INSTAT bëri të ditur se, gjatë 11-mujorit të vitit që shkoi edhe importet shënuan një rritje me 17 milionë euro. Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 121 milionë eurove, kundrejt 103 milionë eurove që ishin në 11 muajt e 2021-shit.

Produktet më të eksportuara vazhdojnë të mbeten produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, agrumet e freskëta, prodhime brumi etj.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe, që nga viti 2011, tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore.trt


Shtuar 6.01.2023 07:36