Sali: Zgjerimi i BE-së lidhet drejtpërdrejt me sigurinë, kërkohen reforma të matshme

Zgjerimi i Bashkimit Evropian, përveçse një proces me rëndësi ekonomike, duhet të trajtohet edhe si çështje e sigurisë dhe stabilitetit në rrethanat e reja gjeopolitike. Kështu deklaroi zv. kryeministri i Parë dhe Ministri për Çështjet Evropiane, Bekim Sali.

Të lidhura

None found

Sipas tij, Maqedonia dhe shtetet e tjera kandidate për anëtarësim në BE duhet të rrisin ritmin e reformave, duke bashkërenduar përpjekjet mes qeverive, parlamenteve dhe forcave politike.

“Në një kohë kur Evropa po përballet me sfida të papara gjeopolitike, pasiguri dhe ndikime të dëmshme të jashtme, lënia e pjesëve të kontinentit tonë në një zonë gri nuk është një opsion. Prandaj, zgjerimi duhet të mbetet një investim strategjik për një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të qëndrueshme dhe ne duhet ta përkthejmë këtë angazhim politik në rezultate konkrete”, tha Bekim Sali.

Delegacioni i BE-së në Shkup kërkoi që klima e re në favor të zgjerimit të shoqërohet me hapa konkretë reformash dhe rezultate të besueshme. Ben Nupnau, zëvendëskryetar i Delegacionit të BE-së në Shkup, vuri në dukje se integrimi gradual është po ashtu i rëndësishëm, pasi qytetarët dhe bizneset mund të përfitojnë nga mundësitë e BE-së edhe përpara përfundimit të procesit të anëtarësimit.

“Së pari, momenti për zgjerim duhet të përkthehet në reforma dhe rezultate konkrete dhe të besueshme dhe anasjelltas. Së dyti, integrimi gradual do t’u sjellë përfitime BE-së qytetarëve dhe bizneseve gjatë gjithë procesit dhe së treti, të gjithë duhet të përdorim përvojën dhe ekspertizën ekzistuese në rajon”, tha Ben Nupnau./Telegrafi/


Shtuar 15.09.2026 21:36

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahissupertotobetjojobetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgooglezbahis