Categories: maqedoni

Raporti i ri i Parlamentit Evropian ngre kritika të forta për Maqedoninë e Veriut

Parlamenti Evropian ka aprovuar raportin e fundit për Maqedoninë e Veriut, ku evidentohen disa mangësi të rënda që, sipas eurodeputetëve, vijojnë të frenojnë rrugën e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Sipas dokumentit, përparimi në fushat kyçe mbetet i pamjaftueshëm, me theks të veçantë te sundimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit dhe garantimi i pavarësisë së gjyqësorit. Eurodeputetët ngrenë shqetësime për ndërhyrje politike në drejtësi, mangësi strukturore në institucionet gjyqësore dhe mungesë rezultatesh konkrete në trajtimin e rasteve të korrupsionit në nivelet e larta.

Të lidhura

None found

Ndër kritikat më të forta në raport janë edhe ndryshimet në Kodin Penal, për të cilat thuhet se kanë zbutur dënimet dhe kanë shkurtuar afatet e parashkrimit për veprat korruptive. Sipas raportit, kjo ka krijuar perceptimin e pandëshkueshmërisë për zyrtarët e lartë dhe ka cenuar besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë.

Dokumenti ndalet edhe te shqetësimet për përpjekje të bashkërenduara në manipulimin e opinionit publik, si edhe përhapjen e narrativave kundër orientimit evropian. Po ashtu, në raport përmenden ndikimet e huaja në hapësirën mediatike, ndërsa vihet në dukje rritja e ndikimit nga Serbia, Kina dhe Rusia, të cilat, sipas eurodeputetëve, mund të kenë efekt negativ në kursin evropian të vendit.

Vërejtje ka edhe për gjendjen e të drejtave të njeriut. Raporti thekson se nevojitet mbrojtje më e madhe për personat me aftësi të kufizuara dhe për komunitetin LGBTQ+, si edhe masa më efikase për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin.

Në pjesën që lidhet me mjedisin jetësor, raporti vlerëson se ecuria mbetet e kufizuar, ndërsa ndotja e ajrit vazhdon të renditet mes problemeve më të mëdha në vend. Eurodeputetët kërkojnë ndërhyrje urgjente për rritjen e cilësisë së ajrit dhe ujit, si dhe më shumë investime në infrastrukturën komunale.

Lidhur me integrimin evropian, Parlamenti Evropian e përsërit thirrjen për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, por njëkohësisht thekson se çështjet bilaterale nuk duhet të shërbejnë si pengesë për procesin e anëtarësimit. Në raport theksohet se identiteti, gjuha dhe kultura e popullit maqedonas nuk duhet të vihen në dyshim dhe se anëtarësimi duhet të mbështetet te meritat dhe përmbushja e kritereve evropiane.

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, vlerëson se, edhe pse janë bërë disa hapa pozitivë, përparimi në reformat thelbësore mbetet i pamjaftueshëm për shkak të mungesës së vazhdueshme të vullnetit politik dhe të kapaciteteve institucionale.(INA)

të fundit

Lajmi më i bujshëm për Kombëtaren, konfirmohen prapaskenat e vitit

Tashmë është zyrtare. Federata Shqiptare e Futbollit, po punon që portieri Elia Kaprile të veshë fanellën e Kombëtares. Në Itali…

10 minutes ago

Pas vdekjes së Giorgos Mazonakis, mungojnë sende personale nga vila e tij: peshqiri dhe tavëlli ngrenë pikëpyetje

Një mister i ri ka lindur rreth vilës së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis në zonën e Voulës, pasi…

11 minutes ago

Pesë nxënëse humbin jetën pasi autobusi që po i çonte në shkollë përfundon në pellg gjatë shmangies së një motoçiklete

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kamboxhia, ku pesë vajza të mitura kanë humbur jetën pasi automjeti që po i…

11 minutes ago

Maliqi: Gjykata Supreme zgjidhi 89.57% të lëndëve në tremujorin korrik–shtator 2026

Në mbledhjen e sotme të 374-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjyqtarët raportuan para anëtar ve të KGJK-së. Kështu, gjyqtari…

11 minutes ago

Nga Parisi, Kurti dhe Rama kërkojnë që Serbia ta njohë Kosovën si realitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë dërguar Beogradit të njëjtin mesazh nga Parisi:…

12 minutes ago

Barcelona e konsideron Ait-Nourin si përforcim të mundshëm për krahun e majtë

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të krahut të majtë të mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën…

17 minutes ago