Sipas VLEN-it, debati i mbajtur në Parlamentin Evropian për Raportin mbi Maqedoninë e Veriut, së bashku me mesazhet e dërguara nga eurodeputetët, përbëjnë një dëshmi të qartë se perspektiva evropiane e vendit mbetet e gjallë, reale dhe e arritshme.
Nga kjo parti veçojnë si shumë domethënës qëndrimin e raportuesit për Maqedoninë e Veriut, Thomas Waitz, i cili ka theksuar se vendi ynë posedon potencialin dhe kapacitetin për t’u bërë pjesë e valës së ardhshme të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
None found
Sipas VLEN-it, kjo tregon se institucionet evropiane vazhdojnë ta konsiderojnë Maqedoninë e Veriut si pjesë të familjes evropiane dhe si një partner të besueshëm në rajon.
Po ashtu, nga VLEN vlerësojnë se integrimi në Bashkimin Evropian nuk paraqet vetëm një synim politik, por një përcaktim strategjik dhe civilizues, që garanton sundimin e ligjit, institucione funksionale, zhvillim ekonomik, standard më të lartë jetese dhe një perspektivë më të mirë për qytetarët.
Ata shprehen se rruga drejt Bashkimit Evropian kalon përmes reformave të mirëfillta, luftës kundër korrupsionit, forcimit të shtetit të së drejtës, administratës efikase dhe institucioneve transparente.
Për këtë arsye, siç bëjnë të ditur nga VLEN, ata do të vazhdojnë të kontribuojnë me përgjegjësi dhe vendosmëri në realizimin e agjendës reformuese dhe në avancimin e procesit eurointegrues.
Më tej, theksohet se marrëdhëniet e mira fqinjësore, dialogu konstruktiv dhe respektimi i vlerave evropiane janë elemente thelbësore për suksesin e këtij procesi.
Nga VLEN nënvizojnë se mbeten fuqishëm në krah të integrimit evropian dhe se do të vazhdojnë të punojnë për përparimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si një synim strategjik shtetëror.
Ish-drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi, ka thënë se të gjithë zyrtarët e përfshirë në trajtimin e rastit…
Një protestuese, gjatë protestës në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka tentuar të kontaktojë ministrat e Qeverisë së Kosovës,…
Qeveria ka miratuar nismat e para të paketës së re ligjore kundër dhunës, të prezantuar pas protestave të dhunshme. Masat…
Qeveria ka miratuar një sërë vendimesh në mbledhjen e sotme, që përfshijnë mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për Erion Vishkullin…
Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, ka kritikuar Manchester Cityn lidhur me akuzat për shkelje të rregullave financiare të Premierligës,…
Skënderbeu - LaçiKa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Skënderbeu – Laçi me rezultatin 1 - 0 në favor të…