sport

Lajmi më i bujshëm për Kombëtaren, konfirmohen prapaskenat e vitit

Tashmë është zyrtare. Federata Shqiptare e Futbollit, po punon që portieri Elia Kaprile të veshë fanellën e Kombëtares. Në Itali ishin të sigurt që diçka e tillë nuk mund të ndodhë, por dëshira e FSHF dhe portierit të Kaljarit ka hapur një çështje të re.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, konfirmoi prapaskenat për portierin italian. Pajisja me pasaportë shqiptare ishte pikërisht për të provuar kalimin nga Italia te Shqipëria.

Të lidhura

None found

“Ka diçka të vërtetë. Tashmë Kaprile është pajisur me pasaportë shqiptare, me objektivin për të qenë pjesë e ekipit kombëtar shqiptar. Kjo është procedurë, e cila duhet të ndiqet nga ne. Nëse do më pyesni, nga kualiteti sportiv besoj se ka shumë kualitet për ta ndihmuar Kombëtaren shqiptare.

Është moshë relativisht e re, nëse llogarisim edhe për sa vite luajnë portierët. Nuk është një rrufe në qiell të hapur. Ka një lloj lidhje me Shqipërinë. Nuk është se e ka marrë këtë pasaportë kot.

Të shohim në vazhdim. Nëse do e kemi në ekipin kombëtar, do të jetë vlerë e shtuar. Nuk është një gjë që mund të ndodhë sot”, u shpreh presidenti Duka për “Klan News”.

“E PAMUNDUR”- Në Itali ishin të sigurt në tetor, që kalimi i portierit italian te Shqipëria ishte i pamundur. “DAZN” i kushtoi një artiull duke treguar se lidhja me partneren shqiptare nuk mjafton. Emili Toshkollari i hapi rrugë pajisjes me pasaportë shqiptare, ndërsa tashmë duhet të plotësohen kritere të tjera në FIFA.

Rregullat e FIFA-s kërkojnë që pas pasaportës, të ketë edhe një lidhje të caktuar me vendin, përmes lindjes, prejardhjes familjare ose qëndrimit të nevojshëm. Kritere që aktualisht nuk përmbushen.

të fundit

Pas vdekjes së Giorgos Mazonakis, mungojnë sende personale nga vila e tij: peshqiri dhe tavëlli ngrenë pikëpyetje

Një mister i ri ka lindur rreth vilës së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis në zonën e Voulës, pasi…

5 minutes ago

Pesë nxënëse humbin jetën pasi autobusi që po i çonte në shkollë përfundon në pellg gjatë shmangies së një motoçiklete

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kamboxhia, ku pesë vajza të mitura kanë humbur jetën pasi automjeti që po i…

6 minutes ago

Maliqi: Gjykata Supreme zgjidhi 89.57% të lëndëve në tremujorin korrik–shtator 2026

Në mbledhjen e sotme të 374-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjyqtarët raportuan para anëtar ve të KGJK-së. Kështu, gjyqtari…

6 minutes ago

Nga Parisi, Kurti dhe Rama kërkojnë që Serbia ta njohë Kosovën si realitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë dërguar Beogradit të njëjtin mesazh nga Parisi:…

6 minutes ago

Barcelona e konsideron Ait-Nourin si përforcim të mundshëm për krahun e majtë

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të krahut të majtë të mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën…

12 minutes ago

Përparim Rama kritikon Bogujevcin për projektin e Operës: “Tash nuk paska trashëgimi kulturore?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ministren e Kulturës, Saranda Bogujevci, për projektin e Teatrit të Operës dhe Baletit.…

17 minutes ago