Qendra për Menaxhim me Kriza bëri të ditur se deri në orën 13:00 janë evidentuar gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura.
Të lidhura
None found
Prej tyre, pesë zjarre mbeten aktive në komunat Gostivar, Rankovcë, Kratovë, Manastir dhe Nagoriçan i Vjetër.
Ndërkohë, vatrat e regjistruara në Vinicë dhe Negotinë janë vënë nën kontroll. Flakët kanë përfshirë kryesisht vegjetacion të ulët, shkurre, pyje të përziera, kashtë dhe sipërfaqe me mbetje.
Ekipet përgjegjëse po vijojnë kontrollet dhe punën në terren për lokalizimin e zjarreve dhe për të penguar përhapjen e tyre. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, pasi temperaturat e larta rrisin rrezikun për përhapjen e zjarreve.
