Deri në orën 18:00 të ditës së sotme, në hapësira të hapura janë evidentuar gjithsej nëntë zjarre, bëri të ditur Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK). Sipas njoftimit, dy vatra mbeten aktive, njëra është vënë nën kontroll, ndërsa të tjerat janë shuar.
Të lidhura
None found
Nën kontroll është zjarri i regjistruar në komunën e Novo Sellës, pranë fshatit Mokrievo, ku flakët përfshinë bimësi të ulët.
Ndërkohë, zjarret në komunat Gazi Baba, Gostivar, Koçan, Tearcë, Çeshinovë-Obleshevë dhe Shuto Orizare janë lokalizuar dhe shuar.
