Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) bën të ditur se deri në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm, 27 gusht, janë evidentuar 31 zjarre në ambiente të hapura. Prej tyre, 4 janë ende aktive, 3 janë vënë nën kontroll, ndërsa 24 janë shuar.
Të lidhura
None found
Vatra aktive raportohen në komunat Studeniçan dhe Zelenikovë, në komunat Gostivar dhe Makedonski Brod, në Komunën e Çashkës, si dhe në territorin e Komunës së Strugës, në fshatin Frangovë. Në këto zona po digjen pyje të ulëta dhe bimësi e ulët.
Sipas QMK-së, nën kontroll janë zjarret në fshatin Tajmishtë të Komunës së Kërçovës, në deponinë e mbeturinave në Komunën e Delçevës dhe në Komunën e Brvenicës.
