Një zjarr ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në lartësitë mbi fshatin Vajkal, në Bashkinë Bulqizë.
Flakët janë shfaqur në disa vatra të ndara, të vendosura pranë njëra-tjetrës, çka ka ngritur dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht.
Të lidhura
None found
Kushtet e vështira të terrenit malor nuk lejojnë afrimin e mjeteve zjarrfikëse. Për këtë arsye, ekipet në terren po hasin vështirësi në izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Për përballimin e situatës janë angazhuar punonjës të Bashkisë Bulqizë, shërbimi zjarrfikës dhe punonjës të pyjores, të cilët po punojnë për ta vënë zjarrin nën kontroll.
Paralelisht, policia ka nisur verifikimet për të identifikuar autorin ose autorët e mundshëm, pasi dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.
