Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka përfunduar procedurën hetimore lidhur me prokurimet publike për ndërtimin e 19 spitaleve modulare në vend.
None found
Hetimi nisi më 10 shtator 2021, dy ditë pas tragjedisë së ndodhur në spitalin modular në Tetovë, ku nga zjarri humbën jetën 14 persona. Në atë kohë, Prokuroria bëri të ditur se do të verifikonte dokumentacionin për prokurimin dhe ndërtimin e të gjitha spitaleve modulare.
Gjatë një brifingu me gazetarët, prokurorja Verica Berzhecka tha se shqyrtimi i dokumentacionit të gjerë dhe kompleks nuk nxori dyshime të bazuara për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve gjatë procedurave të prokurimit publik.
Rasti u drejtua fillimisht nga ish-prokurorja Villma Ruskoska, më pas nga Elizabeta Josiovska, ndërsa në fazën e fundit u trajtua nga Berzhecka. Hetimi përfshiu dokumentet që lidhen me ndërtimin dhe prokurimin e 19 spitaleve modulare në vend./TV21/
Nga 7 gushti kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në kodin rrugor, të cilat sjellin masa më të ashpra…
Joao Cancelo është zyrtarisht lojtar i përhershëm i Barcelonës, pasi klubi katalanas ka konfirmuar transferimin e tij nga Al-Hilal.Pavarësisht raportimeve…
Range Rover ka prezantuar SV Pearl Luster, një SUV unik që do të prodhohet vetëm një herë dhe nuk do…
Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00, janë regjistruar 10 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive…
Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka deklaruar për RTK-në se procesi i gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes…
Shefi i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, ka njoftuar se nuk do…