Categories: maqedoni

Filipçe kërkon falje nga Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja për akuzat mbi spitalet modulare

Pas vendimit të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për mbylljen e hetimit mbi furnizimin e spitaleve modulare, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i kërkoi kryeministrit dhe liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, t’u kërkojë falje qytetarëve për atë që e cilësoi si pesë vite përhapje të lajmeve të rreme.

Të lidhura

None found

Prokuroria arriti në përfundimin se në procedurat e furnizimit të 19 spitaleve modulare nuk ekziston bazë për dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo për ndonjë vepër tjetër penale. Për rrjedhojë, lënda u mbyll.

Filipçe tha se ky konstatim i Prokurorisë dëshmon se gjatë punës së tij nuk ka pasur keqpërdorim të detyrës apo dëm ndaj buxhetit.

“Prokuroria e tha qartë se nuk ka keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe as dëm në buxhet. Kjo pasqyron të gjithë punën time, si në klinikë, ku kam vepruar në interes të pacientëve dhe pa korrupsion, ashtu edhe në funksionet e tjera që kam ushtruar, gjithmonë në interes të qytetarëve dhe pa i shkaktuar dëm askujt”, deklaroi ai.

Kryetari i LSDM-së akuzoi Mickoskin dhe OBRM-PDUKM-në se gjatë pesë viteve kanë zhvilluar një fushatë të bazuar, sipas tij, në gënjeshtra, ofendime dhe etiketime të rënda.

“Mickoski dhe grupi i tij i organizuar kriminal, së bashku me këshilltarin kryesor të PR-it, Latas, kishin nevojë për një vrasës. Për pesë vite më kanë quajtur vrasës, më kanë krahasuar me vrasës dhe me doktor Mengele. Imagjinoni, mua që shpëtoj jetë dhe për të cilin shëndeti i qytetarëve është prioriteti i parë. Ata nuk u ndalën”, u shpreh Filipçe, duke shtuar se kjo fushatë vazhdoi edhe pas vendimit të Prokurorisë.

Lënda për spitalet modulare u mbyll pas pesë vitesh hetime, ndërsa Prokuroria deklaroi se nuk kishte dyshim të bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare ose shkaktim dëmi në buxhet.

Ndërkohë, gjatë një vizite në Prilep, Mickoski e cilësoi si skandaloz vendimin e prokurorit Islam Abazi për ndërprerjen e procedurës lidhur me spitalin modular.

“Në spitalin modular në Tetovë u dogjën të gjallë 14 njerëz. Për fat të keq, prokurori që është në largim vendosi ta mbyllë rastin. Por opinioni duhet ta dijë se kjo nuk është amnisti politike, pasi gjithmonë mund të shfaqen detaje të reja dhe procesi mund të rihapet”, tha Mickoski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Hetimi ishte nisur në shtator të vitit 2021 me iniciativë të vetë Prokurorisë, me qëllim verifikimin e dokumentacionit të furnizimeve dhe shqyrtimin e mundësisë së ekzistencës së përgjegjësisë penale.

Gjatë procedurës u shqyrtuan materiale dhe të dhëna të siguruara nga Qeveria, ministritë e Punëve të Brendshme, Financave, Punës dhe Politikës Sociale, Shëndetësisë, si dhe nga Byroja e Furnizimeve Publike dhe Prokuroria e Tetovës.

Sipas hetimeve, nga prilli deri në qershor të vitit 2020 u kryen tre furnizime për rritjen e kapaciteteve spitalore në përballimin e pandemisë. Në to përfshiheshin kontejnerët pranë Klinikës Infektive në Shkup, pajisjet jo-mjekësore për qendrën rajonale Covid dhe reparti modular për Klinikën e Pulmologjisë dhe Alergologjisë.

të fundit

Ajo ma ndryshoi jetën”/ Jennifer Hegseth, mbështetësja e përhershme dhe këshilltarja e Pete Hegseth në prapaskenë

Sekretari i Luftës i SHBA-së, Pete Hegseth, duket se ka ndryshuar ndjeshëm imazhin dhe mënyrën e paraqitjes së tij publike,…

5 minutes ago

Nga aktiviste 15-vjeçare në krye të Italisë: rrugëtimi i Giorgia Melonit drejt ndikimit në Evropë

Giorgia Meloni është pranë vendosjes së një rekordi historik në Itali, duke u bërë kryeministrja me qëndrimin më të gjatë…

5 minutes ago

ASH: Nga 46 kandidatë në listën paraprake të Akademisë Ushtarake në Shkup, vetëm një është shqiptar

Lista preliminare e Akademisë Ushtarake në Shkup për pranimin e kadetëve të rinj përmban 46 kandidatë, nga të cilët vetëm…

18 minutes ago

Flakët përfshijnë disa hektarë pyje në Malin e Polisit, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në terren

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë masivin pyjor të Malit të Polisit, në Njësinë Administrative Polis, në bashkinë…

18 minutes ago

Cërrik Municipal Council Begins Discussions on Territorial Reform, Right-Wingers Oppose Merger with Elbasan

Këshilli Bashkiak i Cërrikut u mblodh për të përcaktuar kalendarin e dëgjesave publike në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale. Që në…

18 minutes ago

After Turkey’s International Arrest Warrant Request, Netanyahu Attacks Erdoğan: Antisemitic Dictator, Attempt to Intimidate Us Will Fail

Menjëherë pas njoftimit zyrtar se Turqia ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ky i fundit.…

19 minutes ago