Problemet në ASH: Kush kontrollon më shumë deputetë Sela apo Taravari?!

Dy mendime të ndryshme, mes kryetarit aktual dhe ish kryetarit, shkaktuan përçarje, zënka verbale, kërcënime e deri në dhunë, në partinë Aleanca për Shqiptarët.

Këto probleme të brendshme në ASH tashmë kanë filluar të marrin kahje tjetër, ku me këtë rast 8 deputetët nga kjo parti, janë përcaktuar se kë do e mbështesin në të ardhmen.

Sipas asaj që flitet brenda ASH-së, por edhe dy taboreve në parti, vlerësohet se 6 deputetë janë rreshtuar në mbështetje të Ziadin Selës edhe atë: Ilire Dauti, Adnan Neziri, Elmi Aziri, Remzi Mehmedi dhe Artina Qazimi, ndërsa dy prej tyre Halil Snopçe nga Gostivari dhe Abdulla Saliu nga Saraji i japin përkrahje Arben Taravarit.