Pretendohet: Gruevski u largua përmes rrugës ujore nga një hotel në Ohër drejt Shqipërisë, ja pika e nisjes me skaf (VIDEO)

Sipas një dëshmie të re, ish-kryeministri Nikola Gruevski nuk e nisi arratisjen e tij drejt Hungarisë nga banesa, por nga një hotel buzë Liqenit të Ohrit. Lëvizjen e ka përshkruar ish-sportisti maqedonas Aleksandar Malenko gjatë një interviste për emisionin “Në Qendër” me gazetarin Vasko Eftov. Ai tregon se Gruevski ishte i strehuar në hotelin “Royal View”, pronë e ish-bashkëshortes së tij, dhe u largua prej andej më 10 nëntor 2018, rreth orës 02:40 pas mesnate.

Sipas Malenkos, vetë ai hapi derën e garazhit për të lejuar daljen e makinës. Ish-kryeministri u nis me një “Volkswagen Passat” të drejtuar nga shoferi i tij, shoqëruar edhe nga pjesëtarë të sigurimit personal. Nga hoteli, automjeti e çoi në fshatin Lubanishtë të Ohrit, ku në breg e priste një skaf. Me këtë mjet ujor, Gruevski kaloi liqenin dhe mbërriti në Tushemishtë, në territorin shqiptar, duke përshkuar rreth dy kilometra deri në zonën e Pogradecit. Atje e priste po ai shofer me Passat-in, me të cilin vijuan rrugën për në ambasadën hungareze në Tiranë.

Të lidhura

None found

Familja e tij nuk u largua bashkë me të. Bashkëshortja dhe vajzat qëndruan në hotel dhe vazhduan pushimet edhe pas largimit të Gruevskit. Malenko zbuloi gjithashtu se kreu i VMRO-DPMNE-së kishte arritur në Ohër tri ditë para arratisjes, më 7 nëntor 2018 në mbrëmje, me dy vetura: një makinë zyrtare të MPB-së nga Drejtoria e Gjashtë (sigurim dhe përgjim) dhe automjetin e tij privat me ekipin e sigurimit. Pritja ishte organizuar sipas protokolleve standarde për mysafirë VIP, pa u specifikuar identiteti i saktë i vizitorit.

Më vonë, ai arriti në Budapest në rrethana të paqarta, pasi udhëtoi përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Megjithëse në Maqedoninë e Veriut u iniciua një hetim për këtë arrati, askush nuk u mbajt përgjegjës për largimin e tij të pazakontë nga vendi.


Shtuar 28.07.2026 13:20

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetmeritbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom