Gjykata Penale ka vendosur masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj bashkëshortëve që Prokuroria i dyshon për vrasje dhe për ndihmë në vrasjen e mjekut Aco Trpovski. Ngjarja kishte ndodhur dy vjet më parë në Autokomandë të Shkupit.
Të lidhura
None found
Sipas sqarimit të Gjykatës Penale, kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit është pranuar për shkak të mundësisë së arratisjes së të dyshuarve, si edhe rrezikut që ata të ndikojnë te dëshmitarët./Telegrafi/
