Ohër, mbyllen hotelet buzë liqenit, shkak rritja e çmimeve

“Nëse disa nga hotelet punonin deri në festat e Vitit të Ri, hotelet më të mëdha në Ohër-Strugë në fillim të vitit të ri 2023 vendosën çelës në derë”.

Sipas njoftimeve, ato do të rihapen më 1 mars, nëse mundësitë dhe kushtet e lejojnë. Diçka e tillë po ndodh për herë të parë pas shumë viteve të funksionimit të tyre. Këtë nuk e bënë as gjatë pandemisë së Kovid-it, por kriza ekonomike dhe energjetike i detyroi të ndërmarrin këtë hap.

“Deri më tani, hoteli nuk është mbyllur për 12 vite… Por, këtë vit nuk kishte vërtet ndonjë llogari matematikore, që hoteli të qëndronte i hapur me të gjitha kostot e rritura që janë këtë vit.”, u shpreh Ana Jançeva-menaxhere hoteli.

Por, çfarë do të ndodhë me punonjësit?

“Punonjësit aktualisht përdorim pushimet vjetore. Dhe shpresoj se kështu do të mbetet. Nëse jo, sigurisht që do të ketë një vendim të bordit drejtues për 70%”, shtoi Ana Jançeva-menaxhere hoteli.

Pushimi i detyruar me marrjen e 70% të pagës tashmë përdorej si masë nga disa hotele. Shoqata e hotelerisë thotë se në këtë periudhë është e pamundur vazhdimi i punës, për shkak të rritjes drastike të shpenzimeve të energjisë dhe produkteve më të shtrenjta.

“Nuk është e lehtë të mbyllësh një objekt të madh dhe më pas ta rihapësh, por rrethanat e bënë atë që na u desh ta bënim”, thonë Shoqata Hotelierike.

Në sezonin e ardhshëm, hotelet në treg njoftojnë se do të punojnë me prenotime, që do të jenë 30-40% më të shtrenjta se vitin e kaluar. /Alsat.mk


Shtuar 15.01.2023 11:35