Kanë arritur suksese të mëdha nxënësit që morën pjesë në Panairin Shqiptar të Shkencës dhe Inxhinierisë (ASEF) i cili është një konkurs vjetor i bazuar në projekte, i përqendruar në përmirësimin e cilësisë së arsimit shkencor, rritjen e interesit të nxënësve në shkencë dhe sigurimin e njohjes për arritjet e jashtëzakonshme nga nxënësve të skollave fillore dhe të mesme.
Ata kanë konkurruar në kategori të ndryshme si Robotikë, Robotikë Sumo, dhe Kontrolli i Hardware me Arduino, Krijimi i faqes në internet, Dizajn posteri, Dizajn industrial, Lojërat kompjuterike, film i shkurtër, sociologji, shkencë biologjike-kimike, mjedis dhe inxhinieri.
Ne jemi tepër krenarë që kemi një komunitet kaq të talentuar dhe unik të nxënësve, saqë jemi të nderuar t’i quajmë ata intelektualë të rinj.
14 medalje ari
21 medalje argjendi
19 medalje bronzi