Matura Shtetërore 2026, shpallen datat e provimeve për sesionin e dytë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar kalendarin e provimeve që do të zhvillohen në sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026.

Në bazë të kalendarit, provimi i Gjuhës së Huaj do të mbahet më 24 gusht 2026, ndërsa ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë është caktuar për më 27 gusht 2026.

Të lidhura

None found

Maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Matematikës më 31 gusht 2026, kurse Provimi me Zgjedhje do të zhvillohet më 3 shtator 2026.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kumbaro u drejtohet maturantëve që nuk mundën t’i përfundonin provimet në sesionin e qershorit, duke i nxitur të punojnë me përkushtim për testimet e vjeshtës.

“Është momenti të përgatiteni me përkushtim dhe të besoni te vetja juaj”, thuhet në mesazhin që ministrja Kumbaro u përcolli maturantëve.

Ky sesion u mundëson nxënësve që nuk i kaluan ose nuk morën pjesë në provimet e sesionit të parë të plotësojnë detyrimet e nevojshme për përfundimin e arsimit të mesëm.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet