Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) njofton se familja 8 anëtarëshe, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në zonat e rrezikuara të Sudanit, janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pas marrjes së informacionit për një familje tetë anëtarëshe, shtetasë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila ndodhet në zonat e rrezikuara të Sudanit, Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Ambasadës së saj në Kajro, menjëherë hyri në kontakt dhe mori konfirmimin se të gjithë anëtarët e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore. Nëpërmjet rrjetit diplomatik në rajon, Ministria është në komunikim të vazhdueshëm me kolegë nga vendet mike, Ambasadat e të cilëve janë ende aktive në territorin e Sudanit. Ju informojmë se po zhvillohen aktivitete për të siguruar evakuimin e menjëhershëm të familjes dhe transferimin në një vend të sigurt nga ku më pas edhe transferimin për në vendin tonë. Lidhur me katër shtetasit tanë të cilët më parë u larguan nga Sudani për në Arabinë Saudite, ju njoftojmë se ndodhen në vend të sigurt, në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të kthehen në vend”, thueht në njoftimin e MPJ-së.
Nga ky dikaster përsërisim apelin se nëse ka shtetasë tanë që gjenden në territorin e Sudanit, ta kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kajro në numrin +201033615542 dhe e-mailin [email protected], Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi në numrin e telefonit +971 56 441 7532 dhe e-mail adresën [email protected], si dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në SOS numrin + 389 75 273 732 dhe e-mailin [email protected]\Alsat