MPB: Sistemi “Qyteti i Sigurt” aktivizohet në Debërcë, së shpejti nis edhe në Ohër

Kamerat e sistemit për monitorimin e trafikut “Qyteti i Sigurt” kanë nisur të funksionojnë nga sot në një pjesë të komunës së Debërcës, ndërsa aktivizimi i tyre në Ohër pritet së shpejti.

Të lidhura

None found

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se pajisjet e sigurisë janë vënë në punë pas përfundimit të testimeve finale. Ato mbulojnë segmentin e autostradës që shtrihet ndërmjet fshatrave Gorenicë dhe Trebenishtë, në territorin e komunës së Debërcës.

Ndërkohë, kamerat janë instaluar edhe në rrugët e Ohrit dhe në zonat përreth. Aktualisht po kryhen kontrollet teknike dhe testimet përfundimtare, pas të cilave sistemi do të bëhet funksional edhe në këtë rajon.

Përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” synohet të sigurohet mbikëqyrje e pandërprerë dhe më e rreptë e qarkullimit, të evidentohen shkeljet e rregullave të komunikacionit dhe të forcohet disiplina e pjesëmarrësve në trafik. Zbatimi i tij pritet gjithashtu të rrisë sigurinë rrugore dhe të ndikojë në zvogëlimin e numrit të aksidenteve.

MPB-ja u bëri apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të zbatojnë dispozitat dhe rregullat e komunikacionit, duke kontribuar në këtë mënyrë për rrugë më të sigurta në mbarë vendin.


Shtuar 30.07.2026 20:54

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişWettseitenAnkara escort