Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e Maqedonisë, policia ka privuar nga liria 10 drejtues automjetesh për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”, njoftoi MPB-ja e Maqedonisë.
Të lidhura
None found
Nëntë prej shoferëve janë kapur duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi, ndërsa dy prej tyre ishin të mitur. Një tjetër drejtues shkaktoi aksident rrugor me dëme materiale, kurse një person u konstatua se po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.
MPB-ja bëri të ditur se, pas përfundimit të dokumentimit të rasteve, ndaj personave të ndaluar do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.
Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat, të mos drejtojnë automjete pa e kaluar provimin për patentë shoferi, gjatë kohës kur u është ndaluar drejtimi i automjetit apo kur janë nën efektin e alkoolit, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.
