Pesë ministrat nga radhët e BDI-së do t’i dorëzojnë zyrtarisht sot kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dorëheqjet e tyre të kushtëzuara, të cilat do të aktivizohen sapo të miratohen ndryshimet kushtetuese.
Zëvendëskryeministri Artan Grubi deklaroi gjithashtu se ata si parti janë gati të heqin dorë nga kryeministri shqiptar nëse opozita jep mbështetje në rrugën drejt BE-së.
Të lidhura
None found
Edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi ka ofruar dorëheqjen për hirë të ndryshimeve kushtetuese dhe proceseve eurointegruese.
