Pjesa e dytë e autostradës Shkup-Bllacë pritet të hyjë në fazën e ndërtimit në fund të këtij muaji, bëri të ditur kryeministri Hristijan Mickoski.
Të lidhura
None found
Sipas tij, punimet janë parashikuar të nisin më 26 gusht, pasi tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e projektit.
Mickoski deklaroi se ndërtimi do të fillojë zyrtarisht gjatë këtij muaji dhe se kanë përfunduar të gjitha formalitetet e procedurat që kanë të bëjnë me pjesën shqiptare të Bllacës-Shkupit. Ai tha se, me sa kujton, nisja është caktuar për 26 gusht, por kërkoi që të mos merret prerazi për këtë datë. Kryeministri shtoi se projekti dhjetëvjeçar, i paralajmëruar prej kohësh, më në fund ka një kontraktor, i cili është kompani vendase, si dhe mbikëqyrje, ndaj vlerësoi se çdo kusht për fillimin e ndërtimit të autostradës është përmbushur.
Ndërkohë, në mbarë Maqedoninë aktualisht po zhvillohen punime në 1200 lokacione, theksoi Mickoski. Ai njoftoi gjithashtu se ndërtimi i segmentit Bukojçan-Kërçovë pritet të nisë në shtator, kurse për autostradën Kërçovë-Ohër paralajmëroi intensifikim të punimeve dhe përfundimin e saj në mënyrë graduale.
