Mickoski: OBRM-PDUKM është parti fituese, partner i bashkësisë ndërkombëtare

Lideri i OBRM-PDUKM Hristijan Mickoski në profilin e tij në Facebook shkruan se OBRM-PDUKM është parti fituese, partner kredibil i qytetarëve, partner i bashkësisë ndërkombëtare, shoqërisë civile

“Çdo fitore që vjen nuk është vetëm rezultat i taktikave të suksesshme, por është një sublime e gjithë përvojës dhe përpjekjes së investuar më parë.

Nuk jam njeri që dorëzohem, nuk është në natyrën time. OBRM-PDUKM e reformuar dhe e fortë do të thotë Maqedoni e fortë. Humbja nuk është opsion kur rreziku është Maqedonia, e ardhmja jonë dhe e ardhmja e popullit tonë. OBRM-PDUKM është parti fituese, partner kredibil i qytetarëve, partner i bashkësisë ndërkombëtare, shoqërisë civile.
OBRM-PDUKM është e gatshme ta udhëheqë Maqedoninë!”, shkruan Mickoski në Facebook.

OBRM-PDUKM sot mban kongresin e saj ku zgjedhje edhe kryetarin e kësaj partie, ndërsa kandidatë i vetëm për kryetar është Hristijan Mickoski.


Shtuar 12.12.2021 15:21