Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se LSDM-ja, së bashku me partinë Levica, kanë dorëzuar 13 mijë amendamente me qëllim që të pamundësojnë votimin e bashkatdhetarëve në diasporë, pasi, sipas tij, kanë frikë se nuk e gëzojnë mbështetjen e diasporës sonë, transmeton TV21.
Duke folur për përplasjet me opozitën lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mickoski theksoi se kjo përbën një mesazh të fortë për qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit.
None found
Ai nënvizoi gjithashtu se votimi elektronik do të sillte edhe ulje të kostove për organizimin e votimit të diasporës në zgjedhje.
“Megjithatë, vija jonë e kuqe është vota e diasporës, sepse diaspora duhet të ndihet e lidhur me atdheun e saj. Qëllimi ynë si qeveri është që një ditë ta sjellim atë diasporë përsëri në shtëpi. Kjo do të thotë, nëse i prisni edhe këtë kanal dhe ata nuk ndjehen se i përkasin atdheut të tyre, çfarë nxitjeje do të kenë për t’u kthyer në shtëpi kur të refuzohen nga vetë komuniteti që është mjedisi i tyre natyral? Ky është qëllimi ynë. Dhe në fund, arrijmë te nxitjet dhe motivet ekonomike. Ne tani po shpenzojmë miliona euro për të dërguar njerëz nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucione të tjera si vëzhgues dhe për të menaxhuar procesin e votimit të diasporës, i cili nuk është i suksesshëm”, tha Mickoski.
Senegali u eliminua në mënyrë dramatike nga Kupa e Botës 2026, pasi shpërdoroi epërsinë prej dy golash ndaj Belgjikës për…
MPB njofton se ka ndaluar një 61-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se ka sulmuar një nënpunës policor."Zyra e Jashtme…
Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të enjte dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Menjëherë pas njoftimit,…
Prokuroria ka konfirmuar se të përfshirët në plagosjen që ndodhi sot në Podujevë janë daja me nipin, si dhe një familjar…
Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski sot ka përmbledhur rezultatet e mbrojtjes dhe ushtrisë në dy vitet e fundit, duke theksuar…
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”, një projekt dypartiak i…