Nga LSDM thonë se Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk kanë interes për reforma, për përmirësime të Kodit Zgjedhor apo për arritjen e një konsensusi. Sipas tyre, synimi i vetëm është manipulimi zgjedhor dhe abuzimi me 200.000 vota të diasporës.
None found
Po sipas LSDM-së, e njëjta OBRM-PDUKM që më herët pretendonte se kishte siguruar marrëveshje me “Levicën” dhe BDI-në, tani përpiqet që përgjegjësinë për këtë çështje t’ia kalojë LSDM-së. Nga kjo parti pyesin nëse nuk ishin ulur pikërisht me “Levicën” dhe BDI-në dhe nëse nuk kishin arritur marrëveshje.
“Vetëm gënjeshtra dhe mashtrime pa fund. Qeverinë teknike ai e hoqi me forcë dhe pa konsensus.
Pasi nuk kaloi modeli për votimin elektronik të diasporës, tentoi të imponojë një model të ri me votim përmes postës, sërish pa kontroll dhe pa garanci për respektimin e vullnetit të qytetarëve. Problemi, sipas LSDM-së, qëndron te qeveria dhe te Mickoski, i cili kërkon të manipulojë 200 mijë vota.
Nga LSDM deklarojnë se ai po e përdor agjendën reformuese vetëm si arsyetim dhe alibi për paaftësinë e tij që të përmbushë detyrimet e procesit të integrimit evropian. Ata theksojnë se mbajnë një qëndrim parimor dhe se nuk do të lejojnë grabitje zgjedhore, ndërsa do të mbrojnë votën e çdo qytetari nga abuzimi dhe manipulimi”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
Turneu Ndërkombëtar i Xhudos “Adem Jashari” 2026 do të organizohet më 15 nëntor në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë…
Pritet rritje e konsiderueshme e çmimit të ngrojes qendrore. Këtë e kërkojnë kompanitë që furnizojnë Shkupin me energji termike, por…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka theksuar se pas funksionalizimit të sistemit One Stop Shop me Republikën e…
Reshjet e dendura të shiut dhe kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar bllokimin e rrugës Qafë Thore-Theth, në vendin e…
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar paralajmërimet e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për një dimër të vështirë, duke…
Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të premte para Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 167-të të tubimeve kundër qeverisjes së…