Categories: maqedoni

LSDM: Mickoski po mashtron sërish, kësaj here edhe lidhur me Kodin Zgjedhor

LSDM deklaron se pretendimi i Hristijan Mickoskit, sipas të cilit kjo parti nuk do që diaspora të marrë pjesë në votime, është i pavërtetë.

Të lidhura

None found

Nga kjo parti theksojnë se Mickoski, pasi hoqi me forcë qeverinë teknike dhe tentoi në mënyrë të fshehtë të imponojë një Kod Zgjedhor që, sipas tyre, do të hapte rrugë për një tjetër grabitje zgjedhore përmes abuzimit me 200,000 vota, tani përpiqet ta paraqesë këtë si nismë për votën e diasporës. Sipas LSDM-së, edhe pohimi i tij se ata nuk duan t’u mundësojnë bashkëqytetarëve që jetojnë jashtë të votojnë, përbën një gënjeshtër të qartë.

Si argument, LSDM nënvizon se diaspora voton edhe aktualisht sipas modelit ekzistues, ndërsa shton se ndryshimet që propozon Mickoski janë të parashikuara për vitin 2029.

Sipas LSDM-së, synimi i vërtetë i Mickoskit është manipulimi zgjedhor dhe keqpërdorimi i 200,000 votave, pasi ai, siç thonë, ka humbur mbështetjen e qytetarëve dhe kërkon t’i zëvendësojë votat e humbura në Maqedoni përmes abuzimit me “votimin elektronik” nga jashtë. Ata shtojnë gjithashtu se të gjithë e dinë mënyrën se si OBRM-PDUKM i vodhi zgjedhjet.

LSDM thekson më tej se çdo qytetar që voton në atdhe i nënshtrohet një procedure të rreptë, që përfshin verifikimin, dokumentin personal, nënshkrimin në listën e votuesve dhe identifikimin me gjurmë gishtash. Në të kundërt, sipas tyre, Mickoski kërkon që për votimin e diasporës të mos ketë rregulla dhe asnjë lloj kontrolli. Për këtë arsye, nga LSDM vlerësojnë se është demaskuar edhe një tjetër gënjeshtër e tij.

Në fund, LSDM kundërshton edhe deklaratën e Mickoskit se ai nuk ka kërcënuar, duke thënë se ai po gënjen sërish dhe se qytetarët kanë dëgjuar vetë se si nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë ai kërcënoi me burgim dhe persekutim politik ndaj të gjithë disidentëve politikë.

të fundit

Protestat në Francë hyjnë në të shtunën e pestë, mobilizohen deri në 70 mijë policë e xhandarë

Franca po përgatitet për një tjetër fundjavë protestash kundër rritjes së kostos së jetesës. Të shtunën, më 14 nëntor, janë…

4 minutes ago

Volkswagen përgatit T-Roc R 2027, me pamje më sportive dhe më shumë fuqi

Volkswagen ka zbuluar fotografitë e para të prototipit T-Roc R 2027, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht deri në fund…

9 minutes ago

Ymeri dhe Rizvanolli përplasen në Kuvend për sektorin e energjisë

Gjendja në sektorin e energjisë elektrike, importi i rrymës, menaxhimi i KEK-ut dhe marrëveshja për “Elektroserverin” kanë qenë në qendër…

9 minutes ago

Porsche 924 e vitit 1979 rikthehet në pamjen e dikurshme të Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe

Një veturë historike Porsche 924, e cila në vitin 1979 ishte pjesë e flotës së Policisë së Emirateve të Bashkuara…

9 minutes ago

Portugalia përgatit homazh për Cristiano Ronaldon para ndeshjes me Danimarkën

Portugalia e drejtuar nga Jorge Jesus do të luajë nesër në mbrëmje kundër Danimarkës, e vlefshme për Ligën A në…

10 minutes ago

Kush do të hyjë në shtëpinë e BBVIP 6? Ja 13 personazhet që përfliten

Edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” pritet të nisë më 19 dhjetor në ekranin e Top Channel, ndërsa…

16 minutes ago