Categories: maqedoni

Marta Kos: Asnjë shtet kandidat për në BE nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë garanci gjatë procesit të anëtarësimit

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka theksuar se deri tani asnjë vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) nuk ka marrë garanci, dhe se një garanci e tillë nuk mund të jepet, që gjatë negociatave të mos shfaqet ndonjë mosmarrëveshje e re dypalëshe.

Të lidhura

None found

Në prag të vizitës së saj zyrtare që do të zhvillojë nesër në Maqedoninë e Veriut, ajo nënvizoi se rruga e vetme për vijimin e integrimit evropian mbetet zbatimi i angazhimeve të marra, si dhe përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë.

“Sipas përvojës sime, një besim i tillë ndërtohet kryesisht mbi dy elementë: përmbushjen e detyrimeve dhe qëndrimin e vendeve kandidate ndaj BE-së dhe shteteve anëtare të saj. Kjo fillon me marrëdhënie të mira fqinjësore. Kur besimi i ndërsjellë rritet, procesi i pranimit bëhet më i sigurt. Jam i bindur se ky do të ishte rasti edhe për Maqedoninë e Veriut. E vërteta është se asnjë vend kandidat nuk ka marrë kurrë një garanci se nuk do të lindë një mosmarrëveshje tjetër gjatë procesit të pranimit derisa shteti i fundit anëtar të ratifikojë traktatin e pranimit. Kjo është mënyra se si funksionon zgjerimi i BE-së. Është e rëndësishme të pranohet ky realitet”, tha Kos në një intervistë për AIM-n.

Ajo deklaroi sot gjithashtu se Komisioni Evropian, këtë vjeshtë, do të paraqesë mënyra të reja për t’i afruar vendet kandidate me BE-në përpara anëtarësimit./Telegrafi/

të fundit

Bardhi: Raporti i KE-së për Shqipërinë është më negativi ndër vite; rendit dhjetë kritika ndaj qeverisjes

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Europian…

22 seconds ago

Ambasadori Eric Wendt: SHBA ka investuar mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri…

46 seconds ago

Kos calls on North Macedonia to implement constitutional amendments

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, duke prezantuar sot raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendet kandidate para Komitetit…

2 minutes ago

Waitz asks Kos for diplomatic engagement on the issue between North Macedonia and Bulgaria

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Thomas Waitz, para Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian, ku u prezantua…

3 minutes ago

Egzon Azemi: The wishes of Astrit Dehari and Arbënor Xhaferi are being fulfilled; justice will come

Deputeti Egzon Azemi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka përmendur rastin e Astrit Deharit dhe Arbënor Xhaferit,…

3 minutes ago

Kosovo Judicial Council prioritizes court cases involving the media, journalists and SLAPP lawsuits

Raporti i vendit për Kosovën ka vënë në pah se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka paraparë prioritizimin e lëndëve…

3 minutes ago