Categories: kosovë

Marta Kos për Kurtin: Kosova nuk përfiton ende nga Plani i Rritjes, në dhjetor vizitoj Prishtinën

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi në Samitin e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, të zhvilluar të premten në Pallatin e Brigadave në Tiranë, se Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk do të marrin fonde nga kjo paketë e Bashkimit Evropian.

Sipas saj, tri vendet nuk kanë realizuar reformat e nevojshme për të përfituar nga mbështetja financiare e BE-së. Duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti, Kos tha se krijimi i institucioneve të reja në Kosovë mund të shërbejë si pikënisje për një qasje të re.

Të lidhura

None found

“I dashur Albin, Qeveria e re në Kosovë paraqet një mundësi për të vendosur një fokus të ri në rrugën e vendit drejt BE-së. Ky është rasti për të avancuar reformat dhe për të siguruar më shumë fonde”, u shpreh Kos.

Komisionerja evropiane bëri të ditur gjithashtu se do të udhëtojë në Kosovë në fillim të dhjetorit, ku do të diskutojë për hapat e ardhshëm të integrimit evropian dhe mundësinë e përfitimit nga fondet e BE-së.

Sipas të dhënave të paraqitura prej saj, Shqipëria ka përmbushur 80 për qind të reformave të parashikuara dhe do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes. Shqipëria dhe Mali i Zi do të përfitojnë 15 për qind më shumë fonde, ndërsa Maqedonia e Veriut do të marrë 10 për qind më shumë.

Sa i përket Serbisë, Kos tha se deri tani ajo nuk ka marrë financime nga Plani i Rritjes, por situata mund të ndryshojë pas krijimit të qeverisë së re në Beograd.

Marta Kos u kërkoi vendeve të Ballkanit Perëndimor të përdorin vitin e fundit të zbatimit të Planit të Rritjes për të përshpejtuar procesin e reformave.

Pas përfundimit të samitit, kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se avancimi i këtij procesi është tashmë urgjent.

Kurti tha se gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përfaqësuesit e vendeve të rajonit dhe komisioneren Marta Kos, u diskutua mbi reformat dhe integrimin gradual të vendeve në Tregun e Vetëm Evropian.

Dy ditë më herët, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kurti kishte kërkuar që Kosovës t’i jepej statusi kandidat, duke vënë në dukje se Republika e Kosovës është i vetmi shtet i rajonit që ka aplikuar për anëtarësim, por ende nuk e gëzon këtë status.

“Nuk po kërkojmë favore, por njohjen e progresit të Kosovës, të zhvillimit demokratik, sundimit të ligjit, të drejtave politike dhe luftës kundër korrupsionit”, kishte deklaruar Kurti në Bruksel.

Tags: kosova

të fundit

Kos: Maqedonia e Veriut ka zbatuar 56 për qind të reformave, përfiton 71 milionë euro

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, deklaroi se Maqedonia e Veriut deri më tani ka realizuar 56 përqind…

1 minute ago

Kurti kërkon ndërhyrjen e BE-së: Serbia po pengon lidhjen energjetike me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë se vazhdon të bllokojë interkoneksionin elektrik me Kosovën, duke i kërkuar…

2 minutes ago

Haxhiu: Forcimi i ushtrisë vijon, Kosova synon anëtarësimin në NATO

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë angazhimin për ta forcuar…

3 minutes ago

Kurti kërkon që fondet evropiane të lidhen me nivelin e zbatimit të marrëveshjeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar në Tiranë që fondet e Bashkimit Evropian të ndahen sipas nivelit të zbatimit…

14 minutes ago

Akuza për evazion fiskal/ Xhensila Myrtezaj bën reagimin e fortë, ja çfarë thotë këngëtarja

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar pas lajmeve se do të përballet në gjykatë për akuzën e fshehjes së të ardhurave…

20 minutes ago

Begaj në Ohër: Shqipëria do të mbështesë Kosovën për statusin kandidat dhe nismat ligjore për Hagën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria do të vijojë ta mbështesë me vendosmëri dhënien e statusit kandidat…

25 minutes ago