Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 5 raste me variantin Delta të Covid-19.
Përmes një konference për mediat, ministri i Shëndetësisë Venko Felipce tha se në vend janë konfirmuar 5 raste me variantin Delta në javën e fundit.
Ai u bëri apel qytetarëve që të vaksinohen pasi kjo ishte një mënyrë për të luftuar variantin Delta.
“3 në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Nga gjithsej 8 të analizuara, kjo nuk është diçka ekskluzive. Për të gjitha llojet dhe mutacionet e virusit vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra se si mund t’i japim fund pandemisë”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.