LSM u kërkon punëdhënësve të mbrojnë punëtorët nga temperaturat e larta dhe të zbatojnë rekomandimet e IShP-së

Meqë për sot dhe ditët e ardhshme parashikohen temperatura të larta, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë u bëri thirrje të gjithë punëdhënësve të zbatojnë masat e përcaktuara në Planin e Veprimit për parandalimin e ndikimit të valëve të të nxehtit në shëndetin e popullatës.

Të lidhura

None found

Në njoftimin publik, LSM kërkon respektimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë. Sindikata apelon që puna në ambiente të hapura të reduktohet ose të ndërpritet gjatë pjesëve më të nxehta të ditës, ndërsa punëtorëve t’u sigurohen të gjitha mjetet dhe masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tyre në këto kushte.

LSM-ja thekson gjithashtu se, për t’u përballur me temperaturat e paralajmëruara, duhet të zbatohen masat e kujdesit dhe të mbrojtjes gjatë vapës, për të cilat Instituti i Shëndetit Publik tashmë ka publikuar rekomandime.

Për shkak të temperaturave të larta që pritet të zgjasin deri më 7 gusht, Instituti i Shëndetit Publik (IShP) u ka bërë apel qytetarëve të marrin masa mbrojtëse ndaj valës së të nxehtit.

Ekspozimi ndaj vapës dhe rrezeve të drejtpërdrejta të diellit paraqet rrezikun më të madh në intervalin nga ora 11:00 deri në 17:00.


Shtuar 5.08.2026 12:34

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş