Rrogat e mësuesve do të shtohen me të paktën 7.5 për qind në mars. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se paratë për këtë rritje janë parashikuar në buxhet.
“Po e bëjmë realitet atë që kemi premtuar”, u shpreh Janevska përpara nisjes së një konference në Shkup, e cila iu kushtua arsimit të të rriturve dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës.
None found
Për uljen e granteve bllok që u jepen shkollave fillore dhe të mesme, ministrja tha se po zbatohet një formulë e re, e cila synon shpërndarje më të drejtë të financimit dhe optimizim të rrjetit shkollor.
Deri tani janë bashkuar 433 klasa, bëri të ditur Janevska. Mësuesit që, si pasojë, do të kenë më pak klasa, do të angazhohen në kujdesin ditor dhe në veprimtari të tjera shkollore.
Janevska theksoi se aktualisht nuk do të ketë punësime të reja për mësues, duke argumentuar se sistemi arsimor është përdorur prej vitesh si masë sociale.
Sipas ministres, reformat duhet të përmbyllen brenda katër deri në pesë viteve të ardhshme, duke ruajtur cilësinë e mësimdhënies.
Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale pas deklaratave të saj se…
Ka përfunduar afati katërjavor për procedimin e raportit lidhur me nismën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e…
Kanë nisur pjesët e para në dy ndeshjet e Kategorisë së Parë, mes Kastriotit dhe Besës dhe asaj mes Besëlidhjes…
Shkruan: Ridvan Ismaili SHTIMI NATYROR NË BALLKANIN PERENDIMOR Gjatë vitit 2025, Kosova ka shënuar shtim natyror prej +11.694 banorë, ose…
Basketbollistet e Peja 03 dhe Bashkimit, kanë kompletuar ekipin e javës apo “Top 5” të xhiros së shtatë në Superligë.…
Në Mitrovicë është vendosur gurthemeli për renovimin e thellë të urës mbi lumin Sitnica, projekt ky që ka vlerën e…