Qarkullimi në rrugët shtetërore vijon pa vështirësi, ndërsa rrugët janë të thata.
Të lidhura
None found
Sipas LAMM, trafiku jashtë zonave të banuara paraqitet me intensitet mesatar. Në pikat kufitare në territorin maqedonas nuk janë evidentuar pritje të gjata, si në hyrje, ashtu edhe në dalje nga vendi.
Autoriteti u bën thirrje drejtuesve të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes gjatë drejtimit, sidomos në rrugët që kalojnë në lugina, përgjatë luginave të lumenjve dhe në gryka, ku mund të ketë rrëshqitje dheu.
Kujdes i shtuar kërkohet në segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
