Rishikimi i buxhetit ndoshta do të përfundojë deri në fund të këtij muaji, paralajmëroi kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski. Llogaritjet se si dhe ku do të shpenzohen paratë në buxhet tashmë kanë përfunduar, dhe aktualisht janë duke u bërë llogaritjet për të hyrat buxhetore. Kovaçevski thotë se përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar çdo vit kanë një mision të rregullt në vend, dhe japin sugjerime se si të bëhet më mirë rishikimi i buxhetit.
“Sipas praktikës ai do të dorëzohet në Kuvend në fund të këtij muaji, sepse vitin e kaluar është bërë edhe në këtë periudhë. Misioni i FMN-së në vend është një mision i rregullt dhe ne kemi edhe përfaqësues të përhershëm, që janë në vend dhe janë në drejtorinë rajonale të FMN-së. Momentalisht në anën e shpenzimeve janë bërë kalkulime, po bëhen edhe te të ardhurat dhe pastaj do të mund të propozohet rishikimi i buxhetit në Kuvend”, deklaroi Dimitar KOvaçevski, kryeministër. Alsat.mk