Zaev dhe Kovaçevski në takim me partnerët e koalicionit

Kryetari i sapozgjedhur i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ish-kryetarin e LSDM-së, dhe kryeministrin aktual, Zoran Zaev pritet të zhvillojë ditën e sotme takime me partnerët e koalicionit që janë pjesë e shumicës parlamentare.

“Janë takime konsultative për t’u njohur me mënyrën e deritanishme të bashkëpunimit me partnerët e koalicionit, si dhe bashkëpunimin e ardhshëm në koalicion”, konfirmojnë nga LSDM.

Kujtojmë se Kovaçevski erdhi në krye të LSDM-së pas dorëheqjes së Zoran Zaevit si kryetar i partisë.

Ai arriti të fitonte zgjedhjet brenda partisë që u mbajtën të dielën, ku përballë kishte kandidatët Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski.

Ndërkaq dorëzimi zyrtar i pozitës udhëheqëse në LSDM pritet të kryhet në fund të kësaj jave./albeu.com/


Shtuar 14.12.2021 13:39