Katër viktima dhe 779 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë  së Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 779 raste të reja me Covid-19, prej tyre numri më i lartë në Shkup, gjithsejtë 345, pason manastiri me 61, Kumanova 45, Prilepi 39, Kavadari 38 e kështu me radhë.

Sipas njoftimit nga 779 të infektuarit, 173 janë të ri-infektuar,

Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar edhe 477 pacientë të shëruar dhe katër viktima, 2 nga Prilepi, një nga Shkupi dhe një nga Velesi. Ndërkohë që numri i rasteve aktive ka arritur në 4.136.