Kapitulli i 26-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Edukimi dhe kultura

Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.

Të lidhura

None found

Kapitulli i 26-të: Edukimi dhe kultura

Fushat e arsimit, trajnimit, rinisë dhe kulturës janë kryesisht kompetencë e shteteve anëtare. Kuadri i bashkëpunimit për politikat e arsimit dhe trajnimit synon të konvergjojë politikat kombëtare dhe arritjen e objektivave të përbashkëta përmes një metode të hapur koordinimi, e cila çoi në programin “Edukimi dhe Trajnimi 2010”, i cili integron të gjitha veprimet në fushën e arsimit dhe trajnimit në nivel evropian. Për sa i përket diversitetit kulturor, shtetet anëtare duhet të respektojnë parimet e parashikuara në nenin 151 të Traktatit të KE-së dhe të sigurojnë që angazhimet e tyre ndërkombëtare të lejojnë ruajtjen dhe promovimin e diversitetit kulturor. Shtetet anëtare duhet të kenë kuadrin ligjor, administrativ dhe financiar dhe kapacitetin e nevojshëm zbatues për të siguruar menaxhim të shëndoshë financiar të programeve të komunitetit të arsimit, trajnimit dhe rinisë (Leonardo da Vinci, Socrates, Youth i tanishëm).

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE./ina


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş