Kapet në Bogorodicë një 59-vjeçar nga Letonia, transportonte 10 emigrantë egjiptianë

Një shtetas 59-vjeçar nga Letonia, i identifikuar me inicialet R.S., është ndaluar nga policia më 17.08.2026, rreth orës 22:00, në fshatin Bogorodicë të rrethinës së Gjevgjelisë.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të MPB-së së Maqedonisë, shërbimet e Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Verifikime Kufitare Bogorodicë e ndaluan atë gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve, tip „Fiat Tipo“, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte vetë.

Brenda automjetit u zbuluan 10 emigrantë nga Egjipti. Ata u dërguan në Qendrën e Pranimit dhe Tranzitit „Vinojug“ në Gjevgjeli, ndërsa R.S. iu dorëzua Stacionit Policor në Gjevgjeli.

MPB bëri të ditur se, pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj 59-vjeçarit do të ngrihet kallëzim përkatës.


Shtuar 18.08.2026 14:13

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomholiganbetsetrabetjojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom